Delegacioni nga Kosova, kryesuar nga ministri Çeku, viziton Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit

Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku, nën shoqërimin e nënkryetarit të komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, sekretares së Sekretariatit për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj dhe Drejtorit të QKI ,,Malesia’’, Vasel Berishaj, vizituan sot shtëpinë muze të Ded’ Gjon Lulit në Bardhaj.
Mbas vizitës te shtëpia muze e Ded’ Gjon Lulit, ata patën takim edhe me përfaqësuesit e shoqërive kulturore artistike dhe organizatave joqeveritare të Malësisë me të cilët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e sidomos në atë të kulturës dhe sportit.
Komuna e Tuzit!