Portali Malesia.org e përkrahë komunën e Malësisë, e ka përkrahë si ide dhe lëvizje tash e më shumë se 20 vite, edhe atëherë kur disa struktura që sot rrahin gjoksin, jo se nuk e përkrahnin lëvizjen për themelimin e komunës, por edhe e kundërshtonin çdo hap në atë drejtim. E përkrahë edhe sot sepse Komuna para së gjithash është e popullit, ndërsa administratat janë të përkohshme, Malësia është e përjetshme.
Ndërkaq, ndryshe nga administrata e kaluar e cila nuk u përkrahë në asnjë moment, administrata aktuale u përkrahë dhe vazhdon të përkrahët. Kjo nënkupton, përkrahje brenda kornizave të normales, aq sa, dhe ku e kërkon arsyeja e shëndoshë.
Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton servilizëm, nuk nënkupton që Malesia.org do të shndërrohet në aparaturë propaganduese e interesave të qarqeve të ngushta politike. Nuk do të marrin rrolin e zëdhënësit i cili shkruan dhe lexon atë që i diktohet nga lart!
Malesia.org e pavarur, me qëndrim dhe opinion ishte për 22 vite, ashtu do të jetë përgjithmonë.
MALESIA.ORG
Robert Gj. Ivezaj