Sot është një ditë e veçantë për shqiptarët, e në veçanti për shqiptarët e Amerikës. Është dita kur Fan Noli, një prej shqiptarëve më të më të mëdhenj të shekullit të kaluar, përjetësohet me emrin e një rruge në New York.
Fan Noli ishte deputet dhe Kryeministër i Shqipërisë, themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, themelues i Vatrës, drejtues i gazetës Diellit dhe padyshim një ndër figurat më të ndritura të kombit.
Rruga Fan Noli u inaugurua në Morris Park të Bronx-it në New York. /MALESIA.ORG/
