Bashkimi Europian ka vërejtje serioze për Serbinë, por edhe për shtete të tjera të rajonit të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
Serbia dhe Turqia janë dy shtetet e vetme të rajonit të ciat nuk janë përshtatur me qëndrimet e BE-së dhe nuk i ka vendosur sanksione Moskës.
“BE-ja, apo më saktësisht vendet anëtare, në të ardhmen gjatë vendimeve që kanë të bëjnë me vendet përkatëse do të marrin parasysh nivelin e përshtatjes me qëndrimet e bllokut europian, deklaratat dhe solidaritetin e dëshmuar nga këto shtete për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore të BE-së. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë përshtatur deri më tani plotësisht me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme. Ne presim dhe në këtë drejtim jemi angazhuar me vendet anëtare dhe partnerët në rajon, që t’ua shpjegojmë se sa është e rëndësishme në këto rrethana kur është rrezikuar rendi botëror i bazuar në ligje dhe rregulla, të mbështesin BE-në dhe të kenë qëndrimin e njëjtë me ne rreth sanksioneve”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
Burime diplomatike thonë se tani, nuk do të ketë më mirëkuptim për qëndrimet që shkojnë kundër orientimit strategjik për anëtarësim në BE.