Fondi Humanitar”Rapsha” ndanë ndihma në vendlindje

Me datat 9 dhe 10.04.2022 u bë shpërndarja e ndihmave humanitare për familjet rapshjane në nevojë dhe për persona me aftësi të kufizuara.

Numri i personave që përfituan ndihma ishte gjithsej 46. Poashtu, në këto ditë u bë edhe shpërndarja e bursave për 5 studentë rapshjanë, përzgjedhjën e të cilëve e bëri vetë fondi humanitar “Rapsha”.

Shuma totale e ndihmave të shpërndara dhe bursave arriti 13.700$. Diaspora jonë çdoherë ka shpreh gadishmërinë për të ndihmuar duke filluar nga aksionet humanitare, bursat për studentë, si dhe duke ndihmuar SHKA “Rapsha” në organizime të ndryshme.

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë vëllezërit dhe motrat nga diaspora që përmes FONDIT HUMANITAR “RAPSHA” kontribuojnë dhe ndihmojnë vëllezërit dhe motrat këtu në vendlindje. Zoti ua shpërbleftë në familjet e tyre!

Këshilli për ndarjen e ndihmave