OKKKT, vazhdon me aksione humanitare për fëmijët jetimë në komunën e Tuzit

Organizata Komunale Kryqi i Kuq në Tuz sipas planprogramit vjetor kishte paraparë të realizojë aksionin për fëmijët jetim në komunën e Tuzit.

Këtë aksion e mori përsipër për ta realizuar zotëri Mark Gjolaj,pronar i kompanisë Art Ceramic i cili kontribuoi me 33 pako me artikuj ushqimorë dhe higjijenik për këta fëmi me vlerë prej 1650 euro.

Falenderojmë zotërin Mark Gjolaj për bashkëpunim si dhe për këtë vepër të madhe humane.
OKKKT vazhdon me aksione dhe aktivitete humanitare.🚑

OKKKT