Forumi Shqiptar ASH-LDSH dhe Forca, takohen me mandatarin Dritan Abazoviq

Sot, përfaqësuesit e Forumit Shqiptar ASH-LDSH, kryesuar nga Nik Gjeloshaj dhe Nikollë Camaj, si dhe përfaqësuesit e Forcës, kryesuar nga Genci Nimanbegu, u takuan me Dritan Abazoviq,zëvendeskryeministër i Malit të Zi, njëheri edhe mandatar për formimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ky ishte takimi i parë i udheheqesisë së koalcionit të Listës Shqiptare me mandatarin Abazoviq mbi Qeverinë pakicë.

Siç thuhet, koordinimi me Koalicioni Shqiptar dhe Partinë Boshnjake do të vijojë ditët në vazhdim.

Siç mësojmë jozyrtarisht partive shqiptare do tu takojnë 3 ministri.

Malesia.org