Marash Dukaj kandidat për ministër në Qeverinë e re të M.Z.

Marash Dukaj
Marash Dukaj do të jetë kandidati për ministër i Listës Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) në Qeverinë e re të Malit të Zi, njoftojnë nga Alternativa Shqiptare.

“Në mbledhje e Kryesisë së Alternativës Shqiptare, e mbajtur më 23 prill 2022 në Tuz, u aprovua njëzëri propozimi që kandidati për ministër në Qeverinë e re të Malit të Zi të jetë Mr. Marash Dukaj”, kanë deklaruar nga ASh-ja.

Marash Dukaj është Drejtor Politik i Alternativës Shqiptare, ka qenë drejtor i Drejtorisë së Ministrisë së Arsimit, ndërsa aktualisht është ushtrues detyre drejtor i ndërmarrjes Tregu i Tuzit.

/MALESIA.ORG/