Për herë të parë në dy dekada, numri i serbëve që janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian është më i lartë se ata që duan të bëhen anëtarë, sipas një sondazhi të ri.
Sondazhi, i cili u krye nga Ipsos dhe u botua fillimisht në gazetën Blic, zbuloi se 44% e pjesëmarrësve janë kundër anëtarësimit, ndërsa 35% janë pro.
Marko Uljareviç i Ipsos tha për Blic se ishte hera e parë që numri i atyre që kundërshtonin anëtarësimin në BE tejkalonte ata që ishin në favor.