NJOFTIM
Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë COVID-19, Festivali u shty dhe do të mbahet këtë vit me datat 19, 20 dhe 21 gusht 2022 në skenën e hapur në Vitojë.
Në Festival do të marrin pjesë një numër i madh i shoqatave nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët (Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Zvicra, SHBA, Bujanovci, Presheva).
Festivali ka karakter garues dhe shoqatat pjesëmarrëse vlerësohen nga juria profesioniste.
