Në Tuz u mbajt koncert i muzikës klasike

Më 22 prill, në QKI “Malësia”-Tuz, u mbajt Koncert i Muzikës klasike, orgsnizuar nga Sekretariati i vetëqeverisjes lokale të komunës së Tuzit.

Të pranishmit i argëtuan: Gjylie Pelingu Hoxha-soprano, Fatimi Buzuku-pianiste si dhe Jozo Jakoviq-fizarmonikë.

Në koncert ishin të pranishëm kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetari, Ivan Ivanaj, sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj, drejtorët e Qendrave kulturore të Tuzit dhe Ulqinit, Vasel Berishaj dhe Musa Hoxha, drejtori i SHPK, “Komunale”, Nikollë Camaj, Sekretari i Parë i Ambasades së Shqipërisë në MZ, Alfred Hoxha, si dhe mysafir tjerë nga Ulqini, Podogrica, etj.

Kjo mbrëmje me muzikë klasike i përcolli publikut me emocion disa nga këngët e paharruara nga fondi i muzikës klasike e moderne shqiptare.
Malesia.Org