Abazoviq prezanton përbërjen e Qeverisë së ardhshme, shqiptarët dy poste ministrore

Mandatari për kryeministër Dritan Abazoviq e ka propozuar edhe zyrtarisht përbërjen e Qeverisë, e cila pritet të votohet nesër në seancën e Kuvendit në Cetinë.

Shtylla kyçe të Qeverisë së re të Malit të Zi do të jenë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, tha mandatari për kryeministër, Dritan Abazoviq, në ekspozenë e dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të qeverisë dhe dy ministra pa portofol.

Pjesë e Qeverisë do të jenë edhe dy koalicionet shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) dhe Koalicioni Shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) të cilat kanë dy deputet. Partive shqiptare do të u takojnë dy poste ministrore; Ministria e Administratës Publike, me ministër Marash Dukaj dhe Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, me ministër Fatmir Gjeka. Nga dy koalicionet shqiptare nuk kanë zbuluar që pjesëmarrjen e tyre në qeveri, t’a kenë kushtëzuar me kërkesa specifike.

Qeveria e re pritet të përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit, SNP-jae, e cila është pro-serbe, SDP dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Shumë analist dyshojnë se kjo qeveri do të mbijetojë gjatë, pasi që ajo do të varet nga vota e deputetëve të DPS-së së Milo Djukanovic.

Në opozitë do të mbesin Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, si dhe Demokratët e Aleksa Becic.

/MALESI.ORG/