Danijela Djurovic zgjidhet kryetare e Kuvendit të Malit të Zi

Deputetja e SNP-së, Danijela Djurovic, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Malit të Zi.

Ajo u zgjodh me 45 vota pro, e tre kundër.

Pas zgjedhjes së saj ajo para të pranishmëve bëri edhe betimin.

“Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, përgjegjësi dhe ndërgjegje. Kështu më ndihmoi Zoti”, deklaroi Djurovic.

/MALESIA.ORG/