Do të promovohet në Tuz libri “Humbja” i autorit Mark Pashku


Të hënen, më 9 maj 2022, në ora 19:00, Qendra Kulturore – Informative “Malësia” organizon promovimin e librit “Humbja” të autorit malësor Mark Pashku.

Romani “Humbja” është fitues i shpërblimint “Rexhai Surroi” për vitin 2021. Shkrimtari ynë, Marku qëndron bashkë me shkrimtarët e njohur, siç janë: Ismail Kadare , Kim Mehmeti, Agron Tufa, Fatos Kongoli, Ridvan Dibra, Ag Apolloni, Binak Kelmendi, Mira Meksi e tj.

Të mësosh të humbësh, kur fitorja është imperativ i kohës është urtësi, është rrugëtim i vështirë, e i dhimbshëm i njeriut që ngrihet nga pluhuri, për të jetuar me dinjitet. Me një rrëfim energjik, që të mban pezull deri në faqen e fundit ështe romani “Humbja” i autorit Mark Pashku. Është roman ku HUMBJA merr një dimension tjetër, tërësisht njerëzor, pikërisht atë që koha kërkon t`ia mohojë, stigmatizojë…

Për librin do të flasin: Flaka Surroi, drejtoreshë e shtëpisë botuese Koha, Denion Ndrenika, gazetar dhe publicist nga Tirana dhe Nikollë Camaj, profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe.

Mark Pashtu (Lucgjonaj) ka lindur në Podgoricë më 1986. Studimet katërvjeçare për gjuhë dhe letërsi i përfundoi në Prishtinë. Studimet postdiplomike i përfundoi në Shkodër, në drejtimin: Etnokulturë dhe letërsi shqipe.

Ka botuar: “Fshati i heshtjes”, roman; “Ligji i maskave” roman; “Zhurma e mendimeve” poezi.

QKI “MALËSIA”
SEKTORI PROGAMOR