Në kinotekën e Malit të Zi, shfaqen dy filma të regjisorit Gabriel Camaj

Më 5 maj 2022, në Kinotekën e Malit të Zi, në Porgoricë, u bë shfaqja e filmave “Paqja” dhe “Fija e fundit” (The last thread), të autorit të ri nga Malësia, Gabriel Camaj.

Filmi “Paqja” i Gabriel Camajt tregon historinë e një prifti të ri, besimi i të cilit vihet në pikëpyetje kur në jetën e tij shfaqet një person nga e kaluara. Kthimi i atij personi sjell luftën e brendshme të priftit dhe pyetjen nëse duhet t’u dorëzohet emocioneve, apo të heqë dorë prej tyre? Është e sigurt që paqja e tij e brendshme nuk ekziston më, shkruhet në përmbledhje.

Camaj është autori edhe i një filmi tjetër, “Fija e fundit”, i cili tregon historinë e një stilisteje të re që përpiqet të gjejë frymëzim për koleksionin e saj të ardhshëm. Gjithçka përkeqësohet në momentin kur një ditë, një vizitore e papritur viziton stilisten dhe i kërkon një fustan nusërie. Filmi tregon historinë e një dashurie dhe faljeje të vjetër, në të cilën personazhi kryesor lufton për të gjetur paqen.
Malesia.org