Arrestohet Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi


U arrestua në Podgoricë Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Mali të Zi, Blazo Jovanic dhe disa persona të tjerë me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Kryeministri Dritan Abazoviq përshëndeti aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit duke thënë se ai paraqet përgjigjen më e mirë ndaj kritikave për përpjekje të pamjaftueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Arrestimi i sotëm pason atë të 18 prillit të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, nën dyshimet për krijim të organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm.

Medenica është ndaluar në aeroportin e Podgoricës nën dyshimet për krijim të organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm.