Më 9 maj, 2022, në QKI “Malësia”, u bë promovimi i librit “Humbja” i shkrimtarit nga Malësia, Mark Pashut Lucgjonaj.
Ky promovim u organizua nga QKI “Malesia” – Tuz.
Në emër të organizatorit, të pranishmit i përshendeti z. Vasel Berishaj, Drejtor i Qendrës Kulturore Informative Malesia.
Për librin folën: Flaka Surroi, drejtoreshë e Shtëpisë botuese Koha, Denion Ndrenika, gazetar dhe publicist nga Tirana dhe Nikollë Camaj, profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe, si dhe vetë autori z. Mark Lucgjonaj, e gjithë kjo nën moderimin e regjisorit Idriz Gjokaj.
Romani “Humbja” është fitues i shpërblimint “Rexhai Surroi” për vitin 2021. Siç u vlerësua nga folësit, shkrimtari ynë, Mark Lucgjonaj qëndron bashkë me shkrimtarët e njohur, siç janë: Ismail Kadare , Kim Mehmeti, Agron Tufa, Fatos Kongoli, Ridvan Dibra, Ag Apolloni, Binak Kelmendi, Mira Meksi e tj.
Malesia.org