Ministri i Administratës Publike, Msc Marash Dukaj, ka takuar sot shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, ambasadoren Oana-Kristina Popa.
Ambasadorja Popa theksoi gatishmërinë e BE-së për të bashkëpunuar në arritjen e synimeve të përcaktuara dhe shprehu pritshmërinë që Mali i Zi do të vazhdojë të përmbushë me sukses detyrat e tij për përparim të mëtejshëm në fushën e reformës së administratës publike, punësimit në bazë të meritave dhe kompetencave dhe digjitalizimit të administratës publike.
Ministri Dukaj vuri në dukje se transformimi digjital mbetet i lartë pozicionuar në prioritetet e kësaj qeverie dhe theksoi se digjitalizimi është një nga mjetet më të mira për përmirësimin e administratës publike dhe komunikimin e qytetarëve me administratën publike, veçanërisht në pjesën e përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.