Ulqin – Arrihet marrëveshja në mes koalicionit të URA-së dhe Forcës

Marrëveshja për formimin e pushtetit lokal të Ulqinit tashmë duket se është arritur në mes të koalicionit të udhëhequr nga URA e Dritan Abazoviq dhe Forcës së Genci Nimanbegut.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që DPS-ja mbetet në opozitë në Ulqin.

Pushteti i ardhshëm me mandat katër vjeçar në Komunën e Ulqinit, i përbërë nga këto dy subjekte, udhëheqjen e tyre do ta ndajnë në nga dy vite, transmeton RTV Teuta.

Sipas marrëveshjes, Kryetari i Komunës së Ulqinit për dy vitet e para do të jetë Omer Bajraktari nga URA, ndërsa pastaj posti i Kryetarit do të i takoj Forcës në dy vitet e ardhshme.

/MALESIA.ORG/