KF Deçiqi luajti dje ndeshjen e finales së Kupës së Malit të Zi kundër Buduqnostit në Podgoricë, dhe humbi me rezultat minimal 1-0.
Ky është viti i dytë radhazi që Deçiqi luan finalen e Kupës kundër Buduqnostit, por pa e fituar.
Buduqnosti shënoi në minutën e 9-të të pjesës së parë.
Shansin më të mirë për barazim e pati lojtari ynë Kristjan Vulaj i cili e goditi shtyllën.
Trajneri i Deçiqit, Vladimir Jankovic, pas ndeshjes u shprehë se referi i ndeshjes e dëmtoi Deçiqin me disa vendime të tija.
/MALESIA.ORG/