1 Qershori është Dita Ndërkombetare e Fëmijëve. Në Malësi dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.
Me rastin e shënimit të Ditës mbarëkombëtare të fëmijës, Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati i vetëqeverisjes lokale Sektori për kulturë dhe sport organizoi manifestim për fëmijtë, në oborrin e komunës së Tuzit.
Të pranishmit, në emër të Komunës së Tuzit, i përshëndeti kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj.
Manifestimi te komuna e Tuzit, ishte i dekoruar shumë bukur dhe i mbushur përplot me fëmijë të cilët me padurim prisnin fillimin e manifestimit, ndërsa fëmijët e udhëhiqnin programin dhe ishin po ata të cilët e bënin programin me pikat e përgatitura nga vet ata.
Gjithashtu, pjesë e aktivitetit ishte edhe ekspozita e nxënësve pjesëmarrës në garën për zbulimin e talenteve të rinj në pikturë në të cilën, në përmbyllje të aktivitetit, tre pikturat më të mira të përzgjedhura nga komisioni i përbërë nga profesorët e artit në shkollën “Vllaznim Bashkim”-Ulqin, EdinKapllani dhe Allmi Suka, u shpërblyen.
Vendi i parë i takoi Ardijana Cacaj, i dyti Betina Ujkaj dhe i treti Gabriella Lulgjuraj.
Ishte një manifestim i mrekullueshëm, ku e gjithë vëmendja u kushtohej fëmijëve, duke filluar nga kënga, recitimi, e lojëra të tjera.
Ndërkaq, sot në mengjes edhe nxenesit e SHF “Mahmut Lekiq”, paralelja e ndarë në Sukruq, shënuan Ditën e 1 Qershorit.
Nxënësit e kesaj shkolle në skenë u paraqiten me këngë, valle dhe recitime, duke ju uruar të gjithë bashkmoshatareve këtë ditë të veçantë për fëmijët!
Mbas programit të pranishmit u shoqëruan në një koktei të pergatitur nga stafi mësimor dhe prindërit, ndersa nxënësit vazhduan argetimin në këndin e lojrave të pergatitur enkas për këtë rast.
Malesia.Org