Omer Bajraktari nga radhët e URA zgjedhet kryetari i ri i Komunës së Ulqinit

Sot në Ulqin në seancën të parlamentit lokal u bë zgjedhja e kryetarit të ri të komunës së këtij qyteti.

Omer Bajraktari nga radhët e Lëvizjes Qytetare URA, njëheri edhe bartës i listës së koalicionit “Fillimi i Ri”, u zgjodh kryetar i ri i cili fitoi 18 vota nga 33 të mundshme.

Për zgjedhjen e Bajraktarit si kryetar i Komunës së Ulqinit votuan 18 këshilltarë nga radhët e subjekteve politike shqiptare; PD, FORCA, ASH, të ndjekur nga këshilltarët e subjektit të tij URA, SD dhe SDP.

Vlen të ceket se subjektet politike shqiptare edhe kësaj radhë matematikisht kishin mundësi të zgjedhin kryetarin e komunës nga radhët e veta, por si duket subjektet shqiptare ende vazhdojnë të përkrahin kandidatin nga partitë tjera qytetare, në dëm të subjekteve të veta.

Malesia.org