Zgjidhen drejtues të SHPK ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe SHPK “Tregu i Tuzit”


Enis Beqaj emërohet drejtor i SHPK ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Ky vendimi i Komunës së Tuzit u aprovua sot në Seancën e Kuvendit, me votat e shumicës parlamentare.

Po ashtu, me shumicë të votave në Kuvendin e Tuzit, u aprovua vendimi që ushtrues detyre i drejtorit të SHPK Tregu i Tuzit të emërohet Ruzhdi Lluka.

Lluka në këtë pozitë zëvendëson Marash Dukaj i cili është emëruar ministër në Qeverinë e Malit të Zi.

/MALESIA.ORG/