Breshëri shkakton dëme të mëdha bujqësore në Malësi

Reshje të jashtëzakonshme të breshërit dhe shiut kanë goditur dje në orët e pasdites fshatrat në Malësi, në komunën e Tuzit.

Si pasoj e kësaj, breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatra të ndryshme. Por ata që kanë pësuar më së shumti janë bujqit pasi kulturat e tyre janë dëmtuar në masë të madhe.

Disa kultivues u shprehën për Malesia.org se dëmët janë aq të rënda, sa që këtë vit nuk presin asgjë nga kulturat e tyre bujqësore. Madje siç u shprehën ata, nuk do të jenë në gjendje të rikthejnë as investimet e bëra deri më tani.

/MALESIA.ORG/