Arianit dhe Agron Gojçaj, fitues të tre çmimeve në festivalin mbarëkombëtar për fëmijë në Prishtinë


Sot në Prishtinë u zhvillua edicioni i nëntë më radhë i “Festivalit mbarëkombëtar për fëmijë – Vihuela Fest”.

Në këtë festival morën pjesë njëzetenjë fëmijë të talentuar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, ndërkaq në mesin e tyre për herë të parë ishin edhe vëllezërit nga Malësia, Arianit dhe Agron Gojçaj, të cilët lënë përshtypje jashtëzakonisht të mirë, duke fituar tre çmime.

Arianiti dhe Agroni me këngën “Bashk t’këndojmë” në mënyrën më të mirë përfaqësuan Malësinë, me çrast fituan tre çmime; – çmimi i publikut, – dueti më i mirë i festivalit dhe – teksti më i mirë.

Kënga “Bashk t’këndojmë” është orkestruar nga Hysni Klinaku në studio Lumi, me muzikën e punuar nga Dritero Fazliu dhe teksti nga Hetem Matoshi.

/MALESIA.ORG/