Ish futbollisti i Deçiqit, djaloshi nga Malësia Kristjan Vulaj, i cili nga java e kaluar është pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ka shënuar golin e parë në fanellën e klubit shkodran.
Vllaznia ka luajtur sot ndeshjen e parë në Austri, atje ku po zhvillojnë përgatitjet për sfidat e turit të dytë kualifikues kundër Universitatea Craiova-s në Ligën të Konferencës UEFA.
Ata janë përballur dje me Traiskirchen-in, ekip që garon në ligën e tretë të futbollit austriak.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndërsa e dyta ka sjellë edhe golin e Vllaznisë. Ishte Vulaj ai që shënoi golin e vetëm të takimit, në minutën e 75.
Është ky një fillim i mbarë për Kristjan Vulaj.
/MALESIA.ORG/