Në Tuz, hapet “Java e filmit shqiptar”

Më 5 korrik 2022, në hapësirat e QKI “Malesia”, filloi “Java e Filmit shqiptar”, event ky që do të mbahet për 5 netë radhazi.

Fjala është për 5 filma shqiptarë, të realizuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Itali.

Java e Filmit Shqiptar është aktivitet që organizohet për herë të parë nga Komuna e Tuzit, konkretisht nga Sekretariati për vetëqëverisje lokale në kuadër të manifestimit Vera në Malësi.
Festivali u hap me shfaqjen e filmit me metrazh të shkurtër „Paqja“, të regjisorit të ri Gabriel Camaj. Gabrieli njëherë është edhe i vetmi regjistor filmi në komunën e Tuzit.

Pastaj u shfaq filmi „Nëntori i ftoftë“, me regjisor Ismet Sijarina, i realizuar në vitin 2018.

Në aktivitetin e hapjes, përveç një numri të madh qytetarësh, të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës dhe Medias Masha Vllaoviq, ministri i Administratës Publike Msc Marash Dukaj, zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Arben Doçi, zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi Ruzvelt Frrokaj, drejtori i Kinotekës së Malit të Zi Goran Bjellanoviq, drejtoresha e Qendrës së Filmit, Aleksandra Bozhoviq, dekani i fakultetit të artit skenik, Universitetit i arteve, Tiranë Petrit Malaj, shef i departamentit të regjisë Universiteti i arteve, Tiranë Alert Celoaliaj, regjizorët Nikolla Vukçeviq dhe Samir Kumbaro, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i Komunës Ivan Ivanaj, drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisja Lokale Marina Ujkaj, kryetari i LDSH-së Nikollë Camaj, drejtori gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bernard Çobaj, zëvendes Sekretari Gjeneral i Qeverisë së MZ, Ilir Harasani,etj.

Ndërkaq të pranishmit i pëshëndetën Drejtori i Kinotekës së Malit të Zi, Goran Bjellanoviq, kurse të pranishmit i përshëndeti dhe e shpalli të hapur Javen e Filmit Shqiptar, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj, e gjithë kjo në moderimin e gazetares Teuta Ivanaj.

Drejtori i Kinotekës së Malit të Zi, Goran Bjellanoviq në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se për projekte të tilla gjithmonë do gjejnë mbështetje dhe bashkëpunimin nga institucioni qe përfaqëson.

Ndërkaq, në fjalën e hapjes së Filmit Shqiptar, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj, falënderoi pjesëmarrësit dhe theksoi se Komuna e Tuzit po punon gjithnjë e më tepër në zhvillimin e kulturës dhe se aktivitete të tilla kulturore do të organizohen gjatë gjithë sezonit verorë.

Gjatë kësaj jave do të shfaqen filma, prodhime e bashkeprodhime me metrazh të gjatë të regjizorëve shqiptarë si “Përrallë nga e kaluara”, “Vitet e pritjes”, “Vdekja e kalit”, “Amaneti”, me fillim në ora 21.
Malesia.org