Ferhat Dinosha emërohet në krye të këshilli inicues për themelimin e UNSH-së

UT : Kumtese per opinion

Ne Tuz eshte formuar Keshilli Inicues per themelimin e nje partie te re shqiptare – Unionit Nacional Shqiptar ( UNSH ) .
Keshillin e perbejne udheheqesit e Unionit- Tuz dhe disa ish-anetare te dorehequr te Unionit Demokratik te Shqiptareve ( UDSH ) , te cilet ne krye te Keshillit kane emeruar politikanin e njohur , z. Ferhat Dinosha .
Me nismen e Keshillit ka filluar dhe po perfundon mbledhja e nenshkrimeve te nevojshme per themelimin e UNSH-se. Keshilli do te ndermarre edhe hapat e tjere te domosdoshem per regjistrimin e partise , e pastaj edhe per mbajtjen e Kuvendit Themelues te UNSH- se.
Keshilli siguron se Unioni Nacional do te ktheje politikat e mirefillta burimore te shqiptareve ne Mal te Zi dhe se partia do te jete e hapur per te gjithe ata te cilet interesin kombetar shqiptar e kane synim kryesor .
Per te gjitha hapat ne vazhdim opinioni do te njoftohet me kohe.