Mbahet Manifestimi etno-kulturor “Logu i Bjeshkës”

Më 3 gusht 2022, në Koritë, u zhvillua manifestimi tashmë tradicional Logu i Bjeshkës, organizuar nga QKI “Malësia”, në bashkëpunim me SHKA “Besa” dhe Organizatën Turistike të Tuzit.

Ky eveniment u ndoq nga një numër i konsiderueshem i qytetarëve nga Malësia dhe bashkëatdhetarë të shumtë nga diaspora, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin argëtues nga SHKA “Besa”.
Evenimentin e sotem e shpalli të hapur Drejtori i Qendres për Kulturë z. Vasel Berishaj, ndërsa të pranishmit i përshendeti drejtoresha e OTT, zn.Leonora Dedivanaj, e gjithë kjo nën moderimin e gazetares Bora Lucaj.

Në të shkuaren Logu kishte karakter garues, ku bëhej perzgjedhja e bukuroshes së Bjeshkes. Por sot sfilata e vajzave kishte vetëm karakter revijal.

Pastaj, programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi këngëtari, Arton Nikprelaj dhe Dj Toma.

Malesia.org