Angjella Berishaj nga Tuzi fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror në Tekvondo


Angjella Berishaj nga Tuzi, anëtare e klubit të Tekvondosë Besa, e fitoi sot medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror për Junior.

Në kampionatin i cili po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, Berishaj sot në finalen e kategorisë deri në 68 kilogramë në një ndeshje të ngushtë humbi nga përfaqësuesja e Koresë së Jugut, Hong Hyo Rim.

Në rrugën e sajë deri në finale, ajo eliminoi egjiptianen Malik Ahmed, jordanezen Sarah Al Kuran, përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës Marija Jokic dhe në gjysmëfinale Shin Yi Chun nga Taipei.

Ky është rezultati më i madh i arritur në këtë sport i ndonjë sportisti nga Mali i Zi.

/MALESIA.ORG/