Deçiqi e mundi sot Buduqnostin në Podgoricë me rezultat 2-0.
Pas gjiros së tretë të Ligës së Parë të Malit të Zi, KF Deçiq gjendet në vendin e parë në tabele, me tre fitore.
Golin e parë për Deçiq e shënoi Stefan Denkovic në minutën e 67-të, ndërsa në minutën e 78-të shënoi Erjon Vuçaj për 2-0.
Në pjesën e parë të ndeshjes, një mundësi të mirë për të shënuar kishte edhe Fatos Beqiraj.
/MALESIA.ORG/