Mbahet Ekspozita e piktorit të ri nga Malësia, Kolë Tomë Bojaj

Më 17.08.2022, në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, u mbajt ekspozita e parë e piktorit të ri nga Malësia, Kolë Tomë Bojaj.

Kolë Bojaj, për herë të parë u paraqit me ekspozitën e pikturave të tij, të krijuara në kohë dhe në vende të ndryshme, i cili gjatë shkollimit ka treguar talent veçanërisht për artin figurativ, por edhe për shumëçka tjetër.

Në aktivitetin e hapjes, përveç një numri të madh qytetarësh artëdashës, nga Malësia, Ulqini, Shqipëria dhe Diaspora, të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, Ministri i Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, drejtori gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bernard Çobaj, drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj, sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, Marina Ujkaj.

Për ekspozitën në fjalë foli njohësi i punës dhe talentit të piktorit të ri, Kolë Bojaj, z. Andi Hila, i cili e ka përcjell punën e Kolës dhe ka ndihmuar në nghritjen e tij si piktor, i cili me talentin e tij premton se së shpejti në mjedisin tonë do të kemi një piktor me emër nga Malësia.

Të pranishmit në shenj respekti e falënderimit i përshendeti edhe vet autori Bojaj.

Ndërkaq, të pranishmit i përshendeti dhe e shpalli të hapur ekspozitën kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Malesia.Org