Festivali Mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022”, nata e tretë

Nata e tretë e Festivalit Mbarkombëtar të folklorit “Rapsha 2022″, ashtu si edhe netet e mëparëshme, filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse nëpër qendër të Tuzit, ku grupe nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora përformuan së bashku me valle dhe këngë shqiptare, të cilat krijuan një atmosferë të zjarrtë në sheshin e qytezës së Tuzit.

Në natën e tretë të Festivalit morën pjesë:

Ansambli i këngëve dhe valleve “Prishtina”-Prishtinë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Dedë Gjo Luli”-Traboin, Hot, Ansambli “Rugova” – Rrugovë, Pejë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik, Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës, Ansambli “Gjergj Kastrioti”-Detroit, Ansambli “Myzeqeja”-Fier.

Festivali në fjalë i solli gjallëri jo vetem Vitojes por krejt Malësisë, e sidomos qëndrës së Tuzit.

Jurija profesionale në përbërje të:

Prof.Dr. Afërdita Onuzi-Kryetare, Dr.Bashkim Lajçi, Prof.Dilaver Kryeziu, Dr. Bekim Ramadani dhe Esat Ruka edhe pse siç u shprehen nuk e kishin të lehtë përzgjidhjen e grupeve më të mira pjesmarrëse, vëndosi që: kërcimtari më i mirë, të jetë, Pëllumb Maraj, Kërcimtarja më e mirë, Rilinda Gjonbalaj-SHKA “Maja e Karanfilit”, Vallja më e mirë, t’i takojë Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren, këngëtari më i mirë, Marash Dushaj, nga SHKA, “Dedë Gjo Luli”, Këngëtarja më e mirë, Mida Aliu, nga Kurbini, rapsodi më i mirë i këtij Festivali Gjokë Kalaj, Grupi polifonik më i mirë- Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, rituali më i mirë- Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar, Instrumentisti më i mirë nga Ansambli “Aferdita” – Elbasan, grupi instrumental më i mirë- Shoqëria Kulturore Artsitike “Qyprillinjtë e Roshnikut ”, veshja më origjinale-Shoqërisë Kulturore Artsitike “ Maja e Karanfilit” – Plavë-Guci, veterani i festivalit-Ansambli Autokton i Folklorit “Bresana”-Dragash, kërcimi i dyshes më të mirë i takojë Ansamblit të këngeve dhe valleve “Deçani” -Deçan, ndërsa Çmimi special i takoi-Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren.

Vendin e parë e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës

Vendin e dytë Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë

Vendin e tretë Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar

Përshendetjen dhe mbylljen e këtij Festivali e bëri Kryetari i SH.K.A “Rapsha” dhe drejtori

I këtij Fetsivali David Junçaj, i cili falëndëroi përzemersisht të gjithë që dhanë kontribut për këtë festival dhe premtoi se në Vitojë do të takohen përsëri, me Edicione tjera.

Me kaq përfundoi edicioni i gjashtë i këtij Festivali padyshim i organizuar në rangun më të lartë duke sjellur në Malësinë tonë të dashur shumë artistë nga mbarë trevat shqiptare.

Malesia.org