Luiza Gega kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa


Luzia Gega nderon përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medalje ari në 3000 metra me pengesa, e duke konfirmuar dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon.

Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve.

Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

Duke përjashtuar 100 metrat e para, Gega ka kryesuar në 2900 metrat pasuese duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim e duke treguar se në këtë disiplinë nuk njeh asnjë rivale, së paku në kontinent.

Pak javë më parë, Gega u rendit e pesta në botë në të njëjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojërat mesdhetare arriti që të merrte medalje ari.

Sportistja 33-vjeccari po kalon një nga vitet e saj më të mira në karrierë, teksa sërish na bën krenar, këtë herë duke marrë medalje ari në Munchen të Gjermanisë.