Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka shkruar se kurrë nuk do të harrohet procesi i montuar politik i Malit të Zi ndaj shqiptarëve më 9 Shtator 2006.
Postimi i plotë:
Kurrë nuk do të harrojmë vendimin antishqiptar për gjykimin e bashkëvendasve tanë me burg, pa asnjë argument!
Kurrë Shqiptaret nuk do ta harrojnë këtë proces të montuar politik nga shteti i Malit të Zi!
Ftoj Këshillin nacional për siguri që të hapë këtë dosje, dhe që e verteta të dali në dritë.
Ështe koha që të procesohen ata që montuan këtë proces!
Është koha që në emer të shtetit të kërkohet falje për këtë proces të montuar, për ata që kishin vetëm një “faj”, se ishin shqiptar!
Do të vijë dita për drejtësi!
Nik Gjeloshaj