Nga: Martin Gj. Lulgjuraj
E qetë largohet nga jeta Mbretëresha e Britanisë Elizabeta e II-të, por largimi i Mbretëreshës është një dhimbje e madhe për Britaninë e Madhe dhe botën. Ajo ishte vetë heroina e Britanisë së Madhe dhe ai shpirt do të qëndrojë mbrenda kombit. Ajo ishte më shumë se një monarke, dhe ajo përcaktoi dhe formoi një epokë.
Bukuria e Mbretëreshës vjen si pasqyrim i forcës nga njerëz të tillë si shërbëtorët, vullnetarët, dhe fqinjët e mirë. Ajo i përshkroi ata si “heronj të pakënduar”, të cilët ishin të veçantë si rezultat i përkushtimit të tyre të qetë. Ata mbetën një frymëzim për Mbretëreshën Elizabeta e II-të. Ajo theksoi se jetët e tyre shpesh mishërojnë një të vërtetë të shprehur nga Nënë Tereza – e Shënjta Nëne Tereza e Kalkutës. Edhe pse u takua vetëm një herë me të Shënjtën Nëne Tereza, Mbretëresha nuk e harroi kurrë misionin e determinuar dhe të përkushtuar që ndryshoi jetën e mijëra njerëzve në mbarë botën.
Kur përmendet fjala “Britania e Madhe”, shqiptarët, e në veçanti malësorët, kujtojnë Edit Durham, “Mbretëreshën e Maleve”.
Mbretëresha i la njerëzimit një porosi të veçantë, se përmes veprave, njerëzit e zakonshëm mund të bëjnë “gjëra të jashtëzakonshme” përmes përkushtimit të tyre të qetë.
Largimi i Mbretëreshës së Anglisë është një kujtesë se ju mund të sundoni një mbretëri të tërë, të zotëroni kurora dhe xhevahire me vlerë miliona dhe të jeni të njohur nga e gjithë bota – por prapë do të hyni në varrin tuaj i vetëm i shoqëruar vetëm nga veprat tuaja.
Në zemrat e njerëzve nuk hyjnë paratë, por devotshmëria dhe përkushtimi juaj që e keni treguar me vepra për njerëzimin gjatë gjithë jetës suaj.