Komuna e Tuzit ndau 120 mijë euro për projekte të Bashkësisë Islame të Tuzit dhe Kishës Katolike në Tuz

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se Komuna e Tuzit ka ndarë nga Buxheti i saj për vitin 2022, 120 mijë euro, prej të cilave 60 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë Muze të Pater Vinkut në kuadër e Kishës katolike ,,Shën Antoni” në Tuz, kurse, 60 mijë euro të tjera i janë ndarë Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Tuzit, për nevojat e ndërtimit të terrenit sportiv në territorin e komunës së Tuzit.

Gjeloshaj thotë se mjetet janë lëshuar në maj gjegjësisht fillim të gushtit, tani pritet realizimi i projekteve.  Ai shton se Komuna do të vazhdojë të përkrahë çdo projekt i cili i shërben zhvillimit të vendit në çdo drejtim.