Arton Gjokaj është fitues i çmimit prestigjoz Business Elite “40 Under 40″ për Evropen juglindore.
Ndarja e çmimeve prestigjoze që u ndahen ekzekutivëve të bizneseve dhe sipërmarrësve të rinj të dalluar për arritjet e tyre në biznesin botëror, u zhvillua mbrëmë në një Darkë Gala në Stambollë të Turqisë.
Ekonomisti i dalluar nga Tuzi, Arton Gjokaj, u përzgjodhë në mesin e 40 biznes liderëve nën moshën 40, më të dalluar në Evropen juglindore.
Gjokaj është pjesë e kompanisë “myWorld” kompani ndërkombëtare e themeluar në vitin 2003 në Grac të Austrisë. Sot kompania shtrihet në 5 kontinente, në 56 shtete të botës me zyra qendrore në Londër, Angli dhe në Grac të Austrisë.
Ai është drejtor gjeneral i myWorld për Shqipëri dhe për Kosovë.
/MALESIA.ORG/