Gjeloshaj, Kajoshaj dhe Ivanaj priten nga Kryeminstri Albin Kurti


Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe Nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj u priten sot në Prishtinë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Mal të Zi, thuhet nga Komuna e Tuzit.

“Po ashtu, bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës kemi shqyrtuar mundësitë për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në fushat e kulturës dhe të arsimit, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.’’ shprehet kryetari Nik Gjeloshaj.

MALESIA.ORG