Regjistrohet partia e re, Unioni Nacional Shqiptar (UNSH)

Në regjistrin e partive politike në Mal të Zi, para dy ditëve, u regjistrua partia politike shqiptare me emrin Unioni Nacional Shqiptar (UNSH).

Në njoftimin dërguar redaksisë tonë, nga Këshilli Iniciues i kësaj parti, thuhet se deri në Kuvendin Zgjedhor, partinë do ta përfaqësojë Ferhat Dinosha.

Ferhat Dinosha ishte kryetari shumëvjeçar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), ndërkaq disa muaj më parë zyrtarisht u largua nga UDSH-ja për shkak të mospajtimeve me Kryesinë.

Ndërkaq, formimi i partisë së re doli si rezultat i mospajtimeve në mes Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Degës së kësaj partie në Malësi, e cila pastaj u shkëput nga Qendra dhe formoi listën Unioni-Tuz, e cila në zgjedhjet e fundit mori pjesë e pavarur nga UDSH-ja.

MALESIA.ORG