Deklaratat e nje perfaqesuesi te partise Boshnjake te Tuzit kunder emerimit te kopshtit “Nene Tereza” – gjoja si shkelje e parimit sekulare ne Mal te Zi – jane as me shume e as me pak se qesharake, dashakeqase dhe mbi te gjitha, te pabaza. Por, per fat te keq, deklaratat dhe idete e tilla, haptazi me sentimete tendencioze, here me ngjyrime anti-shqiptare, anti-malesore por edhe anti-katolike, jane bere tradite e nje numri te konsideruar te anetareve te kesaj partie – gje qe, sinqerisht, eshte per te ardhur keq. Kjo duke pasur parasysh jo vetem karakterin e shtetit multikulturore te MZ, por per me teper me origjinen dhe traditen e perbashket kombetare me funksionere te tille, te cilet me te drejten e tyre i kane rene mohit origjines dhe quhen diçka tjeter.
Por nejse, kjo eshte teme tjeter.
Nene Tereza me te vertete eshte shenjtore e Kishes Katolike, por ne rrafshin kombetare dhe nderkombetare, fetare dhe sekulare, figura e saj shkon pertej ketij kufizimi. Nene Tereza njihet si humaniste e madhe – fituese e çmimit Nobel. E para se gjithash ajo eshte figure e larte e kombit tone shqiptare – komb i cili nuk njeh ndasi apo kufizime fetare, pasi jemi nje. Prandaj, me te dhe kontributin e saj krenohemi te gjithe jo vetem ne Malesi, por edhe ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni te Veriut por edhe mbare globin.
Por ndoshta, Ju si dikush qe eshte i ngarkuar me komplekse fetare, nuk e kuptoni konceptin kombetare shqiptare, duket se keni problem edhe me konceptin e sekularizmit. Kete e tregon pikerisht me faktin se kritiken e beni gjoja ne emer te mbrojtjes se sekularizmit, ndersa qellimet jane dukshem diku tjeter. Pasi sekularizmi si koncept ne filozofi politike njeh dy lloje: sekularizmi neutral qe garanton lirine e besimit, dhe modeli i dyte, ai francez, qe privon individin nga besimi duke i margjinalizuar te drejtat fetare ne maksimum.
E nderkohe qe Ju, ne kete rast, mbroni sekularizmin de facto anti-fetare, partia qe Ju i takoni, ne program dhe veprimtari mbron pikerisht lirine fetare, madje therret per rritje te perfshirjes se besimeve ne institucione dhe jete te perditshme. Sipas Jush nenkuptohet “liri per mua, por jo per ty” – e kjo eshte natyrisht hipokrizi, urrejtje dhe perçarje e zbukuruar me retorike. E kjo, i dashur bashkevendas, eshte per te ardhur keq ne çdo nivel, qofte njerezore, moral, intelektual, apo fqinjesore.
P. S.
Vlen te theksohet se ky nuk eshte qendrimi zyrtare i Partise Boshnjake, por i keshilltarit A. Pepiq. Nder te tjerat, Partia Boshnjake e ka mbeshtetur vendimin per ndryshim te emrit te kopshtit. Kerkoj ndjese per keqkuptimin.