Interesat personale para atyre publike

Refuzimi i propozimit të presidentit për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve nga ana e shumicës aktuale parlamentare, dëshmon qartë defektet e kushtetutës së vendit e cila duhet të ndryshohet, për të qenë në favor të funksionimit të qeverisjës dhe të interesit publik, e jo të interesave personale e të klanëve të ndryshme, duke injoruar qytetarët të cilët aty janë në sajë të votave tyre.

Shkruan: Nail Draga

Nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi(1990) në skenën politike pas tridhjetëvitesh në zgjedhjet parlmentare të mbajtuara me 30 gusht 2020, PDS-i kaloi në opozitë, të cilët e kanë përjetuar si goditje të rëndë politike. Nga ato zgjedhje u formuan dy qeveri e para e njohur si e ekspertëve dhe e dyta e pakicës, por nuk paten jetëgjatësi, duke dëshmuar se ende nuk janë në nivelin e duhur për të qeverisur, sepse ka ekzistuar animoziteti personal dhe sidomos dallimet programore e eideologjike në mes konstituentëve të koalicionit qeverisës. Një veprim i tillë i dha mundësi PDS-ës të gjallërohet, të cilët për interesat e tyre e mbeshtetën qeverinë e pakicës, duke përjashtuar idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Partitokracia si parim i qeverisjës
Në ato mjedise ku në rend të parë janë interesat personale apo partiake, mungon qasja parimore për qeverisje, andaj edhe marrëveshjet e arritura janë formale, duke marrë parasysh se shoqëria malazeze është tipike partitokratike, edhe marrëveshjet për çështjet elementare është vështirë të arrihet konsenzuesi.
Arritja e marrëveshjës nga ana e shumicës se re përkatësisht të vjetër parlamentare që për kryeminstër të propozohet M.Lekiqi nuk u mbeshtet nga presidenti M.Gjukanoviq, u hapen dilema të cilat nuk kanë qenë të pranishme deri më tash në relacionin president-parlament.

Shteti si pronë private
Dhe nuk sit ë jetë ndryshe sepse përvoja e deritashme dëshmon se shumë individë të angazhuar në politikë, sidomos ato në nivel shtetëror, Malin e Zi e trajtojnë si pronë të tyre, madje disa prej tyre politikën e kanë si profesion të vetëm.Një perceptim i tillë nuk vlenë vetëm për partitë e mëdha por edhe të ata të voglat, sepse një dukuri e tillë ndodhë të shoqëritë me demokraci të pakonsoliduar, ku është e pranishme autokracia, ku Mali i Zi është rast tipik në regjion.

Privilegjet nga politika
Jemi dëshmitarë se individë të ndryshëm përmes angazhimit në politikë kanë siguruar privilegje, andaj bëjnë çmos që ata mos ti humbin, me veprime të ndryshme që varësisht prej rastit sillen sikurse akrobatet e cirkut. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse vendi i punës së politikanit në Mal të Zi paguhet mirë, andaj edhe angazhimi në këtë drejtim shpërblehet.Por, të gjithë jemi dëshmitarë se politikanët në vend që të punojnë për interesin publik, në rend të pare kanë interesin personal.

Duhet të ndryshohet kushtetura
Ndër pengesat e mosfunksionimit të pushtetit aktual në Mal të Zi, paraqet edhe kushtetuta e cila është miratuar në vitin 2007.Por, nga ajo kohë e deri më tash ka kaluar një kohë e mjaftueshme, duke dëshmuar defekte në funksionimin e pushtetit, në raportin me qeverinë dhe presidentin e vendit.
Janë pikërisht defektet në kushtetutë që ekzekutivit dhe parlamentit i mundësojnë të veprojnë sipas momentit të përshtatshëm, sepse nuk ekzistojnë pengesa të definura në kushtetutë. Për një veprim të tillë të shumicës aktuale parlamentare nga 30 gushti i vitit 2020 këtë komoditet iu ofron kjo kushtetutë e cila nuk ka pësuar pësuar ndryshime. Por, pse nuk ka pësuar ndryshime përgjegjës është vet presidenti aktual M.Gjukanoviqi, sepse ai me partinë e tij(PDS) e ka hartauar e miratuar ate, duke mos menduar se një ditë do të jenë në opozitë.
Pra një veprim i tillë duke menduar se do të jenë në pushtet në mënyrë të përhershme, si duket tash iu ka sjellë kokëçarje atyre dhe qytetarëve të cilët nuk janë mësuar me veprime të tilla destruktive në skenën politike në Mal të Zi.

Në pritje të shpërndarjës së parlamentit
Ndryshimet në kushtetutë janë të nevojshme duke i cekur në mënyrë taksative obligimet e presidentit, kryeministrit dhe të parlamentit, se si duhet të veprohet kur qeveria humb votëbesimin, e jo duke kriuar akrobicione politike nga partitë parlamentare, të cilat herë janë pjesë e shumicës e herë të pakicës parlamentare. Në raste të tilla, duhet të definohet se kur qeveria humb votëbesimin, shpërndahet parlamenti dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sikurse veprohet në vendet demokratike evropiane.
Ndërsa në rastin konkret në Mal të Zi, edhe pse presidenti i vendit ka dhënë propozimin qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme paralmanetare, ai mund të jetë vetëm propozim, sepse çdo gjë varët nga disponimi dhe interesi i partive parlamentare të cilat përbëjnë shumicën për të miratuar një kërkesë të tillë.Në rastin konkret, propozimi i presidentit u refuzu, sepsë i munguan votat e mjaftueshme(41) për të realizuar në praktikë një veprim të tillë, andaj çdo gjë do varet nga shumica aktuale parlamentare.
Por, po të ishte definuar qartë në kushtetutë ingerencat e presidentit në lidhje me këtë çështje ai nuk do të varej nga disponimi dhe interesat e deputetëve të shumicës,të cilët mbrojnë interesat e tyre dhe të subjektëve politike, por me dekret do të shpërndante parlamentin dhe shpallte zgjedhjet parlamentare, si kudo në botën demokratike.

Kaosi politik në dëm të qytetarëve
Duke marrë parasysh se një dukuri e tillë është panjohur deri më tash në pluralizëm, skena politike në Mal të Zi ka kohë që është në një kaso politik i cili për momentin nuk ka zgjidhje. Sepse deri sa presidenti i shtetit refuzon të mandatojë për kryeministër M.Lekiqin, nga shumica e re(e vjetër) parlamentare, ndërsa shkarkimet e ndryshme në institucionet shetërore ditëve të fundit, si rezultat i aferës së korrupcionit të duhanit, dëshmojnë se nuk kemi stabilitet të qeverisë e cila si e tillë siç duket do të vazhdojë deri në formimin e qeveresiës së re, apo të zgjedhjeve parlamentare. Pasi në ndërkohë do të mbahen edhe zgedhjet lokale me 23 tetor, në 14 komuna, ku më e rëndësishmja është ajo e Podgoricës, rezultati i zgjedhjeve do të jetë barometër tregues dhe orientim për ditët në vijim në skenën politike.

Partitë politike si grupe të interesit
Përfundimisht del qartë se në skenën politike në Mal të Zi partite politike me tepër iu ngjajnë grupeve të interesit, sepse përmes tyre individë dhe klane të ndryshme janë përfituesit më të mëdhënjë, që dëshmohet me mos shpërnndarjen e parlamentit dhe mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si mundësi reale për daljën nga kriza aktuale në këtë mjedis.
(Tetor 2022)