Diaspora në Michigan – Aktivitete në nderë të Ditës së Flamurit

Nën organizimin e Shoqatës Jehona e Malësisë me seli në Michigan – SHBA, në nderë të Ditës së Flamurit dhe 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor do të zhvillohen aktivitete për të shënuar festën tonë kombëtare.

Të hënën, më 28 nëntor, me fillim në ora 11:00 do të zhvillohet ceremoniali i ngritjes së Flamurit Kuq e Zi pranë ndërtesës së bashkisë Rochester Hills. Ndërkaq, po të njëjtën ditë nga ora 5:00 kjo shoqatë do të organizojë aktivitetin e emëruar “Dita e Flamurit për fëmijë” në sallën e Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Rochester Hills.

/MALESIA.ORG/