Gjonaj zgjedhet anëtar i Këshillit Ekzekutiv të parlamentit studentor të Universitetit të Malit të Zi


Në seancën e kaluar të parlamentit studentor të Universitetit të Malit të Zi, Rajmond Gjonaj nga Ulqini është zgjedhur anëtar i Këshillit Ekzekutiv të parlamentit studentor të Universitetit të Malit të Zi, si dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Malit të Zi, organit më të lartë akademik që vendos për çështje të bashkëpunimit mësimor, shkencor dhe profesional të universitetit.

Ai përbëhet nga rektori, prorektorët, përfaqësuesit e personelit akademik dhe përfaqësuesit e studentëve në përputhje me Statutin e Universitetit.

Gjonaj është student i vitit të gjashtë në mjekësi dhe kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë në Mal të Zi, si një nga studentët më të mirë të këtij fakulteti, me notë mesatare 10.00 në vitin e kaluar të studimeve, i shpërblyer disa herë.