KT Besa fiton tre medalje në Kampionatin Ballkanik


Me datën 3 dhe 4 dhjetor në Durrës u zhvillua kampionati Ballkanik i Tekvondo-së ku morën pjesë 435 garues nga 9 shtete ballkanike.

Në kampionat morën pjesë edhe tre garues të klubit Besa nga Tuzi, me çrast fituan dy medalje të arta dhe një të argjend.

Motrat Angjella dhe Andrea Berishaj fituan medalje të artë, ndërsa medalje të argjend mori Benan Jusufgjokaj.

/MALESIA.ORG/