Pse dështoi ngritja e përmendores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Tuz?

Vitin e kaluar ishte premtuar ngritja e përmendores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Tuz.

Në lidhje më këtë projekt, në muajin dhjetor të vitit 2021, portali Malesia.org kishte shkruar një shkrim rreth zërave nëse përmendorja do të realizohet në vitin 2022. Disa ditë më vonë, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për TV Boin e kishte konfirmuar se realizimi i vendosjes së monumentit të Skënderbeut në Tuz, do të behët gjatë vitit 2022.

Ndërkaq, ky vit po kalon, ku kanë mbet vetëm edhe disa ditë, e projekti nuk u realizua, por as që u bë diçka konkrete në atë drejtim.

Mosrealizime dhe vonesa në projekte ndodhin edhe në vende më të zhvilluara dhe në vetëqeverisje lokale me shkallë të gjerë të autonomisë, por strukturat përkatëse japin përgjegjësi duke sqaruar dhe arsyetuar perse nuk u realizua projekti i caktuar !?

/MALESIA.ORG/