Gjeloshaj dhe Beqaj nënshkruajn kontratën me vlerë 500.000,00 €


Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë për projekte kapitale në Qeverinë e Malit të Zi, Esmin Beqoviq, nënshkroi kontratën për vazhdimin e punëve në infrastrukturën rrugore në vlerë prej 500.000,00 euro.

Siç thekson Gjeloshaj, kontrata është në kuadër të Programit 17 020 -Realizimi i infrastrukturës rrugore dhe ndërtimeve të ulëta dhe nënprogramit 17 020 K04 përkrahje qeverisjës lokale për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës (rrugët lokale, rrugët për komunikacion në qytet, sheshet, shëtitoret etj).

Gjeloshaj më tej shton se realizues i mjeteve nga kontrata është komuna e Tuzit, e cila do të sigurojë zgjedhjen e projektuesit, reviduesit, realizuesit dhe mbikëqyrësit të punëve. Mjetet do të realizohen brenda vitit 2023.