Historiani dhe artisti i njohur shqiptar, me origjinë nga Plava dhe Gucia, Genc Prelvukaj, përmes një postimit në FB, mbeshteti Forumin Shqiptar.
Ai theksoi se Vota e dhënë për Forumin Shqiptar, është votë për rimëkëmbjën e mëtejshme të zonës.
Lexoni postimin e plotë të Prelvukaj:
Me 5 mars, mbahen zgjedhjet për komunën shqiptare të Tuzit në shtetin malazez. Tri formacione politike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar, janë bashkuar në një koalicion të vetëm, të emëruar Forumi Shqiptar.
Bashkesia politike e sipërthëne, udhëheq edhe tani me komunen dhe kërkon mandat të dytë. Në katër vitet e shkuara, rreth e përqark Tuzit janë kryer punë të dukshme, investime kapitale, subvencione, intervenime në infrastrukturë, mbeshtetje drejt kulturës e sportit si dhe veç tjerash, është forcuar pozita e shqiptarëve në atë krah.
Vota e dhënë drejt tyre, është votë për rimëkëmbjën e mëtejshme të zonës. Është votë për të përmirësuar edhe me shumë, mirëqenien, jo vetëm të shqiptarëve që përbëjnë shumicën dominante, por edhe të komuniteteve tjera të nderuara që jetojnë aty.