UDSH do i bashkohet DPS-së për zgjedhjet e 5 marsit?

Sipas burimit jozyrtar të portalit Malesia.org, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), do të i bashkëngjitet DPS-së në zgjedhjet e 5 marsit.

Sipas këtij burimi, kryesia e Deges së UDSH-së, në Tuz, me shumicë votash ka vendosur t’i bashkëngjitet DPS-së dhe SD-së në koalicion parazgjedhor.

Kohë më parë Forumi Shqiptar i kishte përcjellë ofertën për koalicion edhe UDSH-së, mirëpo sipas tyre oferta nga FSh ishte e papranueshme për ta.

Malesia.org