Së shpejti po vjen filmi i parë në gjuhen shqipe në Mal të Zi, nën regjinë e Gabriel Camaj

Në Tuz, këto ditë po xhirohet filmi me metrazh të shkurtër në gjuhën shqipe “Palma”, me tematiken e kulturës shqiptare të kohës së tashme.

Projekti realizohet në bashkëpunim me RTVMZ, e në bazë të skenarit dhe të regjisë së Gabriel Camaj, regjisorit të vetëm filmik, nga Tuzi. Skenari i filmit “Palma” është shpërblyer nga Festivali i skenarëve filmik “Koha e krijimit”, në organizimit e RTVMZ dhe në bashkëpunim me Qëndron e filmit të Malit të Zi.

Skenari për këtë film të shkurtër është i shkruar në frymën e kohës së sotme, ku vajza me emrin Ana dhe babi i saj ka vite që menaxhojnë byrektoren “Palma”. Meqenëse e shoqja (Nëna e Anës) ka vdekur, ai frikohet se do të mbetet vetëm dhe tenton ta kontrollojë Anën, e cila edhe ashtu është e ngarkuar me punë dhe obligime shtëpiake. Mirëpo kjo e detyron Anën që të planifikojë ikjen nga rutina e përditshme, teje të vështirë, prandaj planifikon që të ikë me te dashurin e saj Markon, i cili është i kombësisë tjetër. Pas 6 viteve kursimi, duket sikur Ana më në fund mund të ikë, por se a do të arrijë që të ikë, e vetes t’i krijojë një jetë më të mirë, duke lënë babin vetëm, hap një çështje të madhe, e cila është shumë aktuale në Tuz, e mund të themi edhe në Malin e Zi dhe në botë.

Vajza e ngarkuar me punë nga i ati tradicional, i cili mban kontrollin mbi çdo aspekt të jetës së saj, si dhe ambienti në të cilin jeton, e detyrojnë Anën që të lë të dashurin Markun, e lodhur nga një lidhje e fshehtë dashurie.

Në fund Ana vendos që të rri pran të atit dhe ta pranojë jetën që jeton së bashku me babin dhe me të dashurin, i cili u ndihmon që ta mbajnë biznesin që me vite e drejtojnë me sukses.

Ky tregim romantik, por real, merr përfundimin që do të ishte mirë sikur ta merrte çdo situatë e ngjashme me këtë tregim, e ajo është t’i mbetemi besnik familjes e vendlindjes, e të vazhdojmë jetën e bukur në Tuz, pa ndarje e paragjykime, në një mjedis ku janë të gjithë të pranueshëm, pa marrë parasysh kombin, religjionin dhe statusin shoqëror, siç është ne realitet vetë “Palma”.

Për shkak të rrëfimit autentik të këtij filmi, ngjarja xhirohet mu në byrektoren “Palma” në Tuz.

Rrolin kryesor në këtë film e luan artisti i famshëm nga hapësira ish-Jugosllave, profesor Enver Petrovci, i cili me kënaqësi ka pranuar të angazhohet në këtë projekt. Përpos Enverit luan edhe Flaka Latifi, një artiste tjetër e re e me perspektivë, nga Prishtina, si edhe Llazar Dragojeviq, artist nga Mali i Zi.
Siç shprehet artisti Petrovci kem të bëjmë me një film mesazhi i të cilit tregon se në Malësi jeta nuk është e lehtë por duhet të qendrohet këtu.

Malesia.org